Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli bashkë me drejtorin e AZHR-së, Agim Zeka kanë vizituar Liqenin e Livoçit, ku dhe ka pëfunduar projekti “Duaje Liqenin Tuaj”, Ismajli ka thënë se qëllimi i këtoj projekti ka qenë vetëdijësimi i qytetarëve për mirëmbajtjen gjelbëruese.
Postimi i plotë:
Edhe pse jemi në një kohë të rëndë pandemie, drrejtori i AZHR-së, Agim Zeka, bashkë me ekipë, nuk kanë të ndalur. Së bashku me të ishim në Liqenin e Livoçit, në shënimin e përfundimit të projektit të financuar nga Unioni Evropian, projekt i cili ka zgjatur 6 muaj rresht. Si qëllim parësor i këtij projekti, ka qenë vetësijësimi i qytetarëve, lidhur me mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese.
Falënderojmë bashkërisht të gjitha grupet rinore, qytetarët e aktivistë, të cilët marrin pjesë vazhdimisht në pastrimin e liqenit. Kësaj rradhe, përshkak të situatës pandemike, është angazhuar kompania rajonale Ecohigjiena, të cilët kanë pastrimin e rregullt të hapësirave të këtij liqeni.
E falënderoj jashtëzakonisht shumë drejtorin Zeka, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në implementimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke i ftuar edhe qytetarët dhe pushuesit në këtë liqe, që ta ruajnë natyrën e bukur të këtij liqeni, duke mos hudhur mbeturina aty ku nuk e kanë vendin. Janë vendosur kontinjerë ku mund t’i hudhni ato.
Ruane natyrën e bukur të këtij liqeni, sepse është pasqyrë dhe vendi më rekreativ ku mund të bëjmë pushime ditore bashkë me familje. #duaneliqenintuaj
#bashkeiadalim