Në kryeqendrën e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë nga data 6 Maj deri me 8 Maj nën organizimin e OKB-së u mbajt Forumi për ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë ku po marrin pjesë zv.ministri i MKK-se Milazim Gashi, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, kryetarë të komunave tjera të Kosovës si dhe shefi i Unmikut, shefi i OSBE-së në Kosovë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga Kosova.
Në këtë forum zv.ministri Milazim Gashi dhe kryetarët e komunave kërkuan nga ndihmës sekretarja e OKB-së që Republika e Kosovës të bëhet me ulëse në OKB dhe njëherit u prezantuan projektet kapitale të cilat mund të financohen me ndihmën e donatorëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Në këtë aspekt zv.ministri Gashi e shpalosi idenë për ndërtimin e auto-rrugës në veriun e Republikës së Kosovës në gjatësi prej 55 kilometrash. Gjithashtu u shpalosën edhe disa projekte tjera të aspektit social ku do të përfshihen të gjitha komunitetet në Kosovë.
Sonte ky Forum treditor i përfundon punimet e tij.