Deputeti gjilanas Luan Aliu, ka përgëzuar motrën e tij Shkurtë Aliu, për çmimin e fituar si “Grua e Artë” shkruan Radio Star.
Ai ka thënë se “Gratë e Arta”, me punën të cilën janë duke e bërë me përkushtim për vendin, Kosova krenohet me to.
Shkrimi i plotë:
Me motrën time të Artë. Në mesin e 63 grave të shquara nga fusha të ndryshme i ndahet çmimi “Grua e Artë”, Shkurtë Aliu, nga OJQ Lady e udhëhequr nga znj. Sanija Murati, dhe Zyra e Kryeministrit, përkatësisht Zv. Kryeministrja Emilja Redžepi.
Çmim më se i merituar! ✨
Uroj të gjitha “Gratë e Arta”, për punën që e bëjnë me përkushtim për vendin tonë. Kosova krenohet me të gjitha juve. 🫶