By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Në mesin e të infektuarve nga Vitia edhe një 4-vjeçar, testimet vazhdojnë edhe sot
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Në mesin e të infektuarve nga Vitia edhe një 4-vjeçar, testimet vazhdojnë edhe sot

Përditësimi i fundit: April 18, 2020 9:31 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrëmë janë konfirmuar nëntë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Vitisë. Në mesin e të infektuarve është edhe një 4-vjeçar. Detaje rreth gjendjes atje ka dhënë Kryetari i Komunës, Sokol Haliti.

- Advertisement -

Haliti i ka thënë Gazetës Express se rastet e mbrëmshme janë raste kontakti nga fshatrat Gushicë dhe Pozhoran. Sipas Halitit, në mesin e të infektuarve është edhe një 4-vjeçar.

Ai ka treguar se po vazhdojnë me dezinfektimin e zonave që janë më të rrezikuara, derisa thotë se edhe sot do të vazhdojnë me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjenike për familjet nevojtare.

“Fatkeqësisht mbrëmë na ka njoftuar Instituti edhe për nëntë raste të reja. Janë prej fshatrave Gushicë dhe Pozhoran dhe janë raste kontakti. Janë të moshës së re, në mesin e tyre edhe një 4-vjeçar. Sot do të vazhdojmë me testime, por numri nuk dihet ende. Poashtu jemi duke vazhduar me dezinfektime në zonat e rrezikuara dhe do të vazhdojmë me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë”, ka thënë Haliti për Express.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar mbrëmë se nga testimi i 209 mostrave të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, kanë rezultuar të infektuar 31 persona.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë është raportuar për 480 persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Në mesin e tyre, 84 pacientë janë shëruar, ndërsa 12 persona kanë vdekur.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill./Gazeta Express

Romët e qytetit të Gjilanit, zejet që ushtronin, punët në ndërmarrjet shoqërore, jeta e tyre…
LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse
Biznes privat në minaren e xhamisë, flet hoxha: Nuk më pyesin mua, vendos kryetari i fshatit
Qytetari hyri në hapësirën e parkut ku ndalohet qarkullimi i veturave, gjobitet nga Policia e Kosovës në Kamenicë
Vetëvendosje e shpalos planin, ura kryesore mbi Ibër që po mbahet e mbyllur do të “rrethohet” me dy ura të reja
Artikulli i mëparshëm 53 pacientë me COVID-19 në Infektivë, dy në gjendje të rëndë
Artikulli tjetër Haziri: Gjilani i qetë në 24 orët e fundit, lojaliteti qytetar garantim i shëndetit publik

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.