Prokuroria Speciale ka nxjerr 20 mijë emra nga lista e veteranëve, e për të cilët theksohet se janë veteranë mashtrues. Ndaj tyre ata edhe kanë nisur një hetim të gjerë.
Mirëpo, në mesin e listës së veteranëve mashtrues po del të figurojnë edhe emrat e veteranëve të vërtetë.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka gjetur veten në mesin e kësaj liste të Prokurorisë, shkruan Indeksonline.
Ajo ka reaguar ndaj kësaj liste, duke publikuar disa fotografi të saja të cilat dëshmojnë të kundërtën, pra se ajo ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kadrijaj ka publikuar fotografi në vende e kohë të ndryshme, gjatë periudhës që ajo ishte në luftë.
Unë dezertere e ju heronjë!”, ishte reagimi i Kadrijajt përmes një postimi në Facebook.