Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
“Me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq sot nënshkruam kontratën përmes së cilës i hapet rrugë për shfrytëzimit të kompleksit të objekteve të ish Remont në Mitrovicën e Veriut. Me këtë rast, jam shumë i lumtur që një objekt të këtij kompleksi, bashkë me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut Katarina Adancic, e destinuam për qendër që do të ofrojë përkujdesje dhe strehim për viktimat e dhunës në familje”, shkroi Sveçla në “Facebook’.
Sipas tij, si institucione të të gjitha niveleve nuk do të ndalen në shtimin dhe avansimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim.