Biblioteka Ndërajonale „Fan S. Noli” në Gjilan, në mungesë të ngrohjes mbeti e mbyllur për lexues dhe studentë këtë të shtinë. Këto ditë, kjo bibliotekë ka patur telashe me ngrohje për arsye teknike, kurse udhëheqja e saj në fundjavë ka dalë me një njoftim në të cilin është thënë:
„Të nderuar lexues-studentë e nxënës,
Ju njoftojmë se nesër (e shtunë, 13 dhjetor 2025) për shkak të mosfunksionimit të ngrohjes së saj, Biblioteka e qytetit do të jetë e mbyllur.
Ju kërkojmë falje..!”
Megjithatë, pikërisht këtë të shtunë në Bibliotekën Ndërajonale “Fan S. Noli” është mbajtur një veprimtari letrare në 80- vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur Ibrahim Kadriu.

