Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka njoftuar se do të organizohet një mbledhje komemorative në nderim të gazetares dhe aktivistes Elife Sherifi, e cila u nda nga jeta së fundmi.
Sipas njoftimit, kjo mbledhje do të shërbejë për të përkujtuar kontributin dhe angazhimin e saj në gazetari, sport dhe jetën shoqërore të qytetit.

