Në nderim të të rënëve, në shënim të 28 Nëntorit, Kryetari i zgjedhur i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me deputetë, asamblistë dhe aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, bustet e lapidarët e heronjve.
Rruga që ata trasuan, është udhërrëfimi ynë drejt së ardhmes për të cilën duhet të punojmë së bashku.
Për nder të festës së 28 Nëntorit, Qendra në Gjilan organizoi edhe aktivitetet: mbjellja e 28 fidaneve te Varrezat e Dëshmorëve, pastrimi i hapësirës tek varrezat, disa vizita familjeve të dëshmorëve dhe ditën e përfunduam me aktivitetin me fëmijë ku u shpërndanë flamuj kombëtar dhe balona.
Lavdi dëshmorëve të kombit! Urime 28 Nëntorin!