“Sa i përket kësaj metodologjisë së pushtetit dhe mazhorancës, këtu po vërehet qartë që po udhëhiqet nga një princip. Principi është ky: ju duhet të jeni të dëgjueshëm si opozitë për gjithçka që ne kërkojmë të na e votoni por ne nuk votojmë asgjë që ju propozoni. Dhe jo vetëm që votojmë kundër, por nuk votojmë fare duke pamundësuar vazhdimin e seancës. Atëherë, nuk kemi zgjidhje tjetër përpos t’ua kthejmë me monedhën e njëjtë, me metodën e njëjtë. Ama, mos harroni një gjë. Nëse hyn Kuvendi në këtë cikël, që ne t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë, mos harroni që ju asnjë ligj nuk e kaloni dhe pamundësohet funksionimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Atëherë, nëse po e kërkoni këtë gjë patjetër që kjo do të ndodhë”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca.
Ne nuk votojmë asgjë që ju propozoni
Ndani këtë artikull