Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku burrë e grua janë rrahur mes vete.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 00:00 të natës, derisa njoftohet se burri ishte nën ndikim të alkoolit.
Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që të njëjti kanë sulmuar njëri-tjetrin. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar”, thekson raporti.