Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe njëherit kandidati për mandatin e dytë, sot e ka përmbyllur ditën me një takim mobilizues me drejtorin e Shëndetësisë dhe kandidatin për asamble, Hekuran Rapuca, si dhe me qytetarë e familjarë të tij.
Në këtë takim u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët drejt zgjedhjeve të 12 tetorit, përmes një energjie pozitive dhe bashkëbisedimi të hapur me qytetarët.
Statusi i plotë:
Ditën e përmbyllëm me drejtorin e Shëndetësisë dhe kandidatin për asamble, Hekuran Rapuca, së bashku me miqtë e familjarët e tij.
Takime të shumta, biseda të ngrohta dhe një energji që na jep forcë për të vazhduar përpara drejt 12 tetorit!
#përGjilaninqëduam