Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.
Këtë vizitë, Krasniqi tha se e ka bërë për t’i uruar për 28 Nëntor, me shzpresën që festat e ardhshme t’i g[zojnë së bashku, në Kosovë.
“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.
I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot” shkroi Krasniqi në Facebook.