Këshilli i Bashkësisë Islame prej fillimit të Ramazanit ka bërë shpërndarjen e ndihmave për nevojtarë disa herë. Janë ndihmuar familje të jetimëve dhe skamnorë të tjerë të cilët kanë kërkuar ndihmën e Bashkësisë Islame.
Këtë ndihmë e kanë ofruar edhe sot kur është dita e fundit e Ramazanit dhe pragu I Fitër Bajramit. Sot janë ndihmuar 200 familje me nga një pako ushqimore për një familje, si dhe aktivitete tjera gjatë muajit të Ramazanit.
Kryetari I KBI në Gjilan Naim Aliu falënderon të gjithë ata donatorë të cilët kontribuuan dhe u angazhuan që të mirat e tyre të arrijnë në sofrat e nevojtarëve duke bashkëpunuar më Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Gjithsej familje të ndihmuara gjate muajit të ramazanit janë 720 familje, pa llogaritur edhe disa ndihma vetanake. “Lusim Allahun xh.sh qe donatoret t’i shpërblejë me te mirat e Tij te pakufishme”, ka thënë Aliu