Në pragë të 24 vjetorit të betejes së Zhegovcit, është mbajtur Tryezë Diskutimi për Historikun e kësaj beteje, për të nderuar të rënët liri.
Në këtë tryezë mori pjesë Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, ish- komandanti i UCK-së në zonën e Karadakut, Ahmet Isufi si dhe historianë të cilët me shkrimet e tyre përkujtuan ditën ku forcat paramiltare serbe sulmuan Zhegovcin, duke privuar nga jeta të fëmijë e pleqë.
Në një fjalë rasti, nënkryetarja Morina – Bunjaku tha se veprat e të rënëve për liri duhet t’i realizojmë duke qenë të përkushtuar dhe të bashkuar për t’a integruar vendin ku ata ëndërruan.
“Në emër të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni dhe në emër të Komunës së Gjilanit të i përgëzoj historianët për gatishmërinë me komunën tonë për të plasuar dhe njoftuar gjithë popullatën për sifdat nëpër të cilat Ushtria Clirimtare e Kosovës kaloi. Uroj dhe shpresoj që dëshmorët të cilët e deshtën atdheun, t’i rikujtojmë dhe mos t’i harrojmë, por veprat e tyre t’i realizojmë duke qenë të përkushtuar dhe të bashkuar për t’a integruar vendin ku ata ëndërruan”, tha Morina – Bunjaku.
Ndërsa, ish-komandanti i UCK-së në zonën e Karadakut, Ahmet Isufi tha se Beteja e Zhegovcit radhitet si njëra nga betejat më të lavdishme të kësaj zone, e cila ka sjellë ditët e lirisë.
Kjo Tryezë ka për qëllim të nis përcaktimin e rolit të UCK-së, përgjithësisht në historinë më të re të Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit.