Dy raste të monedhës së falsifikuar janë evidentuar nga policia në tërë territorin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për kartëmonedha në vlerë 100 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Një rast është identifikuar në rr. “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë dje pasdite. Ankuesja femër shqiptare, punëtore në një bankë, ka raportuar se i dyshuari mashkull shqiptar ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet se është e falsifikuar. Policia raporton se monedha e dyshuar është konfiskuar.
Rasti tjetër ka ndodhur në rr. “Meadline Olbright” në Gjilan, po ashtu dje pasdite. Ankuesja femër shqiptare, punëtore në një bankë, ka raportuar se i dyshuari mashkull shqiptar ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet se është falsifikuar. Edhe në këtë rast, monedha e dyshuar është konfiskuar.