Shkruan:Refik Hasani
Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit të muajit të kaluar pasi nxorri Partin Socialiste të Shqipërisë fitues, e që kryetar i saj është Edi Rama dhe cili sigurisht do të formon kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”. Mjaftë është shkruar dhe është lakuar emri ish-Ambasadores së Kosovës në Amerikë, zonjës Vlora Çitaku, për Ministre në qeverin ,,Rama 3’’. Në kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”, më parë dhe me prioritet do të duhej të jen pjesë e këtij kabineti figura e personalitete që vijn,nga si:
– Shqiptarët nga Çamëria dhe Greqia,
– Shqiptarët nga krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën adminstrimin e Serbisë,
– Shqiptarët nga Mali i Zi,
– Shqiptarët nga Maqedonia Veriore,por duke mos harruar asnjëherë ,
– Shqiptarët nga diaspora, e veçmas nga Evopa dhe Amerika.
Shqiptarët që po asimilohen, por diskriminohen e po dëbohen nga këto hapsira do të duhej të përfaqësohen dhe të jen pjesë e kabinetit Qeveritar ,,Rama 3”.
Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidencat do të duhej ndërruar formën e diskursit për bashkëpuinim të përbashkët. Dhe emërimi i një figure, apo sikur të jetë edhe personalitet i kulturës, shkencës, artit etj, nuk do të ndihmon frymën e bashkëpunimit që ka munguar dhe që nuk është kultivuar.
Emërimi i ndonjë ish-ministri nga qeveria e Kosovës, apo ndonjë emër tjetër, sikur të emërohet edhe ish-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, apo edhe ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që është edhe Kryetar i AAK-ës, nuk do të ndikonte, nuk do të pasuronte kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”.
Në kabinetin Qeveritar ,,Rama 1” dhe kabinetin Qeveritar ,,Rama 2” dhe nga Republika e Kosovës ishin në cilësin e këshilltarëve politik Shkëlzen Maliqi dhe Baton Haxhiu, por që nuk ka prodhur diçka përveqë arsyetimeve e përpjekjeve të dështuara për ndarje të Kosovës.
Dihet mirëfilli jan mbajtur takime të përbashkëta të qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë dhe nuk kan prodhur ndonjë rezultat, kësaj çështje t’i kushtoj vëmendje Qeveria ,,Rama 3’’. Qeveria ,,Rama 3’’, do të duhej fokusuar në mbrojtje, të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Greqi, Serbi, Mali i Zi, Maqedonia Veriore,diasporën që tani sikur është harruar nga dy qeverit e kaluara.