Qyteti i Gjilanit në festë – në pritje të ditës së madhe!
Një entuzuazëm i paparë në pritje të fëshkëllimës së fundit në përballjen e nesërme në Pejë, ndërmjet Prishtinës e Dritës…
Skuadra e Dritës hyn në lojë me epërsi, dhe rezultati i bardhë apo edhe humbja minimale e bën kampion në Superligën e futbollit të Kosovës.
Mendoni se Drita do të shpallet kampion…-, “po, patjetër…”, përgjigjet secili që e takon “Te sheshi” mbi Mirushë, e në çdo cep të qytetit.
Janë të bindur se Drita do të triumfojë në këtë ballafaqim, duke e kthyer qytetin e Gjilanit e përtej, në një festë të paparë ndonjëherë!
Qytetarët e Gjilanit do të shpërfaqin, ndërkaq, një atmosferë festive që nuk është përjetuar në këtë qytet!
/E. B