Nënkryetari Ismajli, ka treguar se pas rasteve të publikuara mbrëm nga IKSHPK, dje 8 persona kanë rezultuar 8 raste pozitive me coronavirus, kurse në Gjilan, gjithësej 63 raste janë aktive.
Postimi i plotë:
Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga Komuna e Gjilanit kemi edhe 8 raste pozitive me COVID19 dhe 7 raste të shëruara plotësisht. Ndërsa, gjithsej deri më tani, të rezultuar me COVID19 nga Gjilani kemi në total 210 raste. Nga këto raste, të shëruar të plotë janë 143 raste, dhe fatkeqësisht, të vdekur kemi 4 persona. Ndërsa, raste aktive, kemi 63 raste.
Ju ftojmë që t’i respektoni masat e dhëna, duke e mbajtur masken, distancën, dhe duke e mbajtur higjinen e duarve. Këto janë tri shtyllat kryesore të cilat e parandalojnë përhapjen e këtij virusi. Ky virus nuk ka as këmbë e as duar. Nuk mund ta shohim. Andaj, bëni kujdes, dhe ruani familjet e sidomos të moshuarit të cilët janë më të ndjeshmit ndaj tij.
#bashkeiadalim