Argjendarët në Gjilan humbin kolegun e tyre Edmond Hasanin, ndërsa bizneset mbyllen në shenjë solidarizimi shkruan Radio Star.
Argjendarët në Gjilan dje humbën një prej kolegëve të tyre, Edmond Hasanin, një bashkëpunëtor i njohur dhe person i respektuar në komunitet. Në të njëjtën ngjarje tragjike, Edmondi humbi edhe babanë e tij, Selman Hasanin.
Në shenjë solidarizimi me familjen dhe komunitetin, të gjitha bizneset që operojnë në Gjilan me argjendarinë sot janë mbyllur dhe nuk do të punojnë.
Ndërkaq, sot do t’i jepet lamtumira e fundit tre personave të vrarë në ngjarjen tragjike që tronditi Gjilanin dje./radiostar/