Përmes një njoftimi në facebook, drejtoria e shkollës ka njoftuar nxënësit dhe stafin e shkollës se mësimi do të zhvillohet në dy ndrrime.
Ja postimi i plotë:
Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
dyert e shkollës tani më veçse janë hapur dhe ne, me padurim presim ardhjen tuaj në shkollë. Gumëzhima juaj në oborr dhe fytyrat e buzëqeshura vetëm sa i shtojnë hijeshine shkollës.
Prandaj, ju njoftojmë që gëzimi juaj tani vetëm sa do të shtohet, meqë edhe ne tani do të mësojmë si të tjerët, edhe te ne tani do të punohet me dy nderrime, edhe te ne tani ora mësimore do të jetë 45 minuta. Andaj, gëzohuni, gëzohuni se sukseset vetëm sa do na shtohen, gëzohuni se cilësia vetëm sado të rritet, gëzohuni se tani ne jemi më ndryshe- jemi më mirë se që kemi qenë.
Eshtë e kuptueshme që e tërë kjo arritje është bërë falë bashkëpunimit të prindërve, mësimdhënësve, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Zyrës së Kryetarit padyshim, meqë një arritje e till është e pamundur të arrihet vetëm.
Falenderojmë veçanërisht Drejtorin e Arsimit z.Nazim Gagica, i cili si çdo herë edhe këtë radhë ka dhënë përkrahjen maksimale për ne, këtë e dëshmon edhe prezenca e tij në mbledhje me këshillat e klasëve të cilat janë mbajtur sot më dt. 30 gusht 2019.
Edhe një herë faleminderit dhe urojmë një vit të ri e te mbare shkollor!
Orari i zhvillimit të procesit mësimor është paraqitur në foton e mëposhtme.
Me respekt, Drejtoresha e shkolles, Sevdije Sadiku