By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

Përditësimi i fundit: July 18, 2025 7:39 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ekip arkeologësh nga Zvicra dhe Shqipëria, të cilët punojnë në brigjet e Liqenit të Ohrit, kanë zbuluar vendbanimin më të vjetër njerëzor të ndërtuar në një liqen evropian.

- Advertisement -

Siç shkruan Reuters, ata kanë gjetur prova të një komuniteti të organizuar gjuetie dhe bujqësor që ka jetuar deri në 8,000 vjet më parë.

Ekipi i arkeologëve kanë gjetur shtylla druri të cilat janë përdorur për të mbajtur shtëpitë, eshtra kafshëshg shtëpiake dhe të egra, si edhe objekte bakri e qeramike me gdhendje të detajuara.

Albert Hafner, nga Universiteti i Bernës, tha se vendbanime të ngjashme janë gjetur në rajonet alpine dhe mesdhetare, por vendbanimet në fshatin Lin janë gjysmë mijëvjeçari më të vjetra, duke datuar midis 6,000 dhe 8,000 vjet më parë.

“Meqenëse është nën ujë, materiali organik është i ruajtur mirë dhe kjo na lejon të zbulojmë se çfarë kanë ngrënë këta njerëz, çfarë kanë mbjellë”, tha Hafner.

Studime të shumta tregojnë se Liqeni i Ohrit, i ndarë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, është liqeni më i vjetër në Evropë, me mbi një milion vjet jetë.

Mosha e gjetjeve përcaktohet nëpërmjet datimit me radiokarbon dhe dendrokronologjisë, e cila mat unazat vjetore të rritjes në pemë. Më shumë se një mijë mostra druri janë mbledhur nga vendi, i cili mund të ketë strehuar disa qindra njerëz.

Besohet se mbulon rreth gjashtë hektarë, por deri më tani, vetëm rreth 1% është gërmuar pas gjashtë vitesh pune.

Hafner tha se gjetjet tregojnë se njerëzit që jetonin në liqen ndihmuan në përhapjen e bujqësisë dhe bagëtive në pjesë të tjera të Evropës.

“Ata ende merreshin me gjueti dhe mbledhje gjërash, por të ardhurat e qëndrueshme për ushqimin vinin nga bujqësia”, tha ai.

Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha se mund të duhen dekada për të eksploruar plotësisht zonën.

“(Nga) mënyra se si kishin jetuar, ngrënë, gjuajtur, peshkuar dhe nga mënyra se si arkitektura ishte përdorur për të ndërtuar vendbanimin e tyre, mund të themi se ishin shumë të zgjuar për atë kohë”, tha Anastasi.

Pronari i kamionit që shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Gjilan, kërkon lirimin
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
Kreu kroat i Mbrojtjes Civile: Në autobus kishte edhe fëmijë, tetë persona janë gjendje të rëndë
Molliqaj për PDK-në: Nëse vendi shkon në zgjedhje është shërbim përfundimtar për Kurtin
Ilir Tahiri shtron pytjen pse Kadri Veseli nuk e vizitoj PDK-në në Gjilan
Artikulli i mëparshëm Moti për sot
Artikulli tjetër Mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.