Të dashur qytetarë,
Pata nderin e veçantë të jem mysafir në shtëpinë e familjes së heroit Agim Ramadani, një familje që ruan me krenari kujtimin e një njeriu që dha gjithçka për lirinë e vendit tonë.
Çdo bisedë, çdo kujtim dhe çdo fjalë që ndamë më bëri të ndiej fuqinë e sakrificës dhe dashnisë së pafund për atdheun që Agimi përfaqësoi.
Familja Ramadani është modeli më i mirë i krenarisë, dinjitetit dhe vlerave që duhet t’i ruajmë dhe t’i transmetojmë brezave të rinj.
Nga ta mora edhe një mesazh të qartë se përveç kujtimit, ne kemi përgjegjësinë të punojmë për një Gjilan të fortë, të bashkuar dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për forcën që na jepni për të ndjekur rrugën e drejtë të lirisë, demoracisë dhe shtetndërtimit.
Agim Ramadani mbetet përjetësisht simbol dhe frymëzim i angazhimit dhe krenarisë për një Republikë e për një Gjilan të dinjitetshëm!
🫶🏻Faleminderit shumë!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli