462 pacientë të sëmurë me COVID-19 janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Kosovës.
329 prej tyre janë duke u ndihmuar me oksigjen për të marrë frymë, ndërsa 12 prej tyre janë në respiratorë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar numrin e tyre.
Ndërkaq, sot u raportuan edhe për nëntë vdekje të reja nga ky virus, 115 raste të reja të infektimit dhe 116 të shëruar.