Në spitalet tona jo që mungojnë barnat, por aty nuk mund t’i gjesh as gjësendet elementare e të cilat nuk do të duhej të paraqisnin problem për një institucion shëndetësorë shkruan Radio Star.
Pritja e mirë, mirësjellja e infermierëve dhe mjekëve nuk po mungon, por edhe ata vetë po bien në situatë të keqe, ngase pa fajin e tyre ata janë të detyruar që pacientët dhe përcjellësit e tyre që të blejnë gjilpëra, kanela, fasha, gaza e barëra esenciale.
Sa e sa herë kemi dëgjuar nga udhëheqësit shëndetësorë se shtëpitë e shëndetit, ambulancat e spitalet tona janë të furnizuara me barnat esenciale, ndërkohë që krejt ndryshe deklarohen pacientët dhe shoqëruesit e tyre.
Rasti më i freskët është në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mungojnë gjësendet më elementare, apo më mirë të thuhet se në të nuk ka asgjë.
Pas çdo intervenimi apo lëndimi, qoftë ai më i thjeshti, në plagën e marrë duhet të vendoset një fashë, por një mall i tillë nuk gjendet në Spitalin Rajonal të Gjilanit, andaj pacienti, apo përcjellësi i tij, urdhërohet që një material i tillë të blihet e në qeverinë tonë dhe Ministrinë e Shëndetësisë gojën e kanë plotë lëvdata.
Derisa nëse duhet besuar fjalëve të tyre buxheti veç sa nuk ka “pëlcitur”, ngase është rritur aq shumë, në Spitalin e Gjilanit mungojnë fashat, pra si të kuptohet që përderisa mjetet po qëndrojnë në banka, spitalet tona janë pa fasha dhe shtrohet pyetja për kë po mblidhet ai buxhet./radio star/