Me intensitet të shtuar, stadiumi i qytetit në Gjilan, ndalë ngadalë po shndërrohet në punishte të ndërtimit të stadiumit të qytetit.
Mjetet e rënda teknike, çdo dit e më tepër po vërshojnë stadiumin për t`i kryer punët e kontraktuara.
Ashtu siç është në projektin, stadiumi i qytetit do të rrënohen tërësisht tribunat për të ngritur ato të reja.
Stadiumi sipas projektit do të jetë i kategorisë së katërt sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-së.
Afati i punimeve do të jetë 18 muaj ndërsa gjerë më tani janë siguruar 3.2 milion euro ndërsa shuma totale do të jetë 6 milion.
Siç dihet në projektin e stadiumit parashihet 10.000 ulëse për të gjitha kategoritë.
Më në fund shikuesit e qytetit të Gjilanit ju ngjallet shpresa se edhe ata do të kenë fatin të kenë një stadium që mund të krenohen në të ardhmen.