Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj vazhdon të jetë çdo ditë në terren dhe me qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre dhe për të gjetur zgjidhje.
Sot në mëngjes ishte në qendren e regjistrimin të automjeteve ku kërkoi nga MPB intervenim për përmirësimin e kushteve të punëtorëve.
Muharremaj nuk e kishte problem që kur ishte nevoja ti mbathte edhe çizmet dhe të kontribuonte në evitimin e telasheve, por nuk e ka problem as që të ushqehet në zyre dhe atë me pasul.
Një fotografi e sotme e paraqet Muharremajn ashtu siç e njohin suharekasit. Ai shihet duke konsumuar një vakt në zyren e tij dhe sipas fotos duket të jete pasul.