Mijëra tifozë kanë mbushur shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për të ndjekur ndeshjen e kthimit mes Ballkanit dhe Shkupit, e vlefshme për Play Off-in e Conference League.
Pavarësisht rezultatin, një ekip shqiptar do të luajë në grupet e Conference League dhe këtë e dinë mirë të dy tifozeritë, të cilat edhe një javë më parë ofruan një model mjaft të bukur mbështetjeje e respekti reciprok.
Tifo-grupi i Shkupit “Shvercerat” kanë zënë një nga tribunat pas porte, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kanë shpalosur një pankartë mjaft domethënëse në të cilën shkruhet: Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit.
Sfida e parë në Shkup përfundoi me rezultatin 1-2 për Ballkanin, që e sheh veten më të avantazhuar për të shkuar në fazën e grupeve, megjithatë verdiktin final do ta japë stadiumi “Fadil Vokrri” mbrëmjen e sotme