Çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të ketë ngritje të lehtë.
Të martën sipas çmimeve tavan për derivatet e naftës që ka publikuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë do të kushtojë 1.42 euro, që është për një cent më i lartë se të hënën.
Çmimi për një litër benzinë sot do të shitet për 1.36 euro, që është i njëjtë me dy ditët e kaluara.
Për një cent më lirë se më datë 5 e korrik, sot është një litër gas, 0.63 euro.
Më 25 qershor një litër naftë në Kosovë ishte shitur 1.36 euro, por që sërish filloi të ketë ngritje.

