Kolektivi dhe nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, kanë përkujtuar sot Profesorin Artan Bunjakun në trevjetorin e vdekjes shkruan Radio Star.
Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, kanë publikuar një video kushtuar tanimë profesorit të ndjerë Artan Bunjaku.
Shkrimi i plotë:
Sot u bënë 3 vite që kur shkolla jonë humbi një profesor të përkushtuar e të dashur me nxënës, një koleg të respektueshëm dhe të veçantë për secin prej nesh e Gjilani humbi një qytetar me vlera të rralla njerëzore.
Sot u bënë 3 vite që kur Profesori Artani u nda nga ne vetëm fizikisht.
Gjithmonë do t’a kujtojmë me të njejtën dhembje por tejet krenar që ishe pjesë e kolektivit tonë.