Dy armë automatike të prodhimit kinez janë gjetur sot nga policia në shtëpinë e një qytetari në Uglar të Gjilanit, ka njoftuar nënkoloneli Shaban Azizi, z/drejtor rajonal i policisë në Gjilan.
‘Pas pranimit të një informate, hetuesit e Krimeve të rënda në Gjilan, në mbështetje të Njësitit për reagim të shpejtë, kanë kryer një urdhër kontrolli në shtëpinë e një qytetari në fshatin Uglar, komuna e Gjilanit dhe gjatë kontrollit janë gjetur 2 copë armë automatike të kalibrit 7.62 X29 prodhim kinez. Për këtë rast nuk ka të arrestuar pasi i dyshimti nuk është takuar në shtëpi’ – thuhet në njoftim.