Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan ka mbajtur sot provimet pranuese për në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019
Për të parë nga afër këtë proces, Bajram Kosumi Rektor në Universitetin “Kadri Zeka”, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë. Rektori Bajram Kosumi, të gjithë kandidatëve u uroi suksese në provimin pranues .
Të kënaqur me procesin dhe me shpresë që kanë kaluar provimin pranues janë shprehur edhe studentët.
Mirjeta Kadriu dhe Diana Ibrahimi të dyja këto nga Lugina e Preshevës, të cilat iu nënshtruan provimit pranues në Fakultetin e Edukimit, shpresojnë që do të pranohen dhe se sipas tyre provimi pranues ka qenë i lehtë.
Edhe Mirlinda Ahmeti e cila iu nënshtrua provimit pranues në Fakultetin Ekonomik, programi Banka Financa dhe Kontabilitet, Vlera Bllaca aplikuese e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Lirian Basha në Juridik, thanë se provimi ka qenë i kuptueshëm, ka pasur sqarime të mjaftueshme nga kujdestarët në sallën , derisa shpreson se do të kalojë me sukses dhe do të jetë student i Universitetit “Kadri Zeka”.
Ndryshe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë 666 studentë të rregullt në studime baçelor.
Shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet, deri më 24.09.2018 ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen, më së voni, deri më 28.09.2018
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.