Së bashku me Policinë e Kosovës ligjëratat përfshinin moshat nga klasa e parë deri në 5-ën.
Si zakonisht tashmë është një rutinë entuziaste e nxënësve dhe mezi presin anëtaret e Klubit Alpin Gjilani ti takojnë nga afër duke mbetur të kënaqur me shpjegimin prezantimin e benifiteve shëndetësore që sjell bjeshkataria.
KAGJ dhe Policia e Kosovës tashmë po japin një shembull të mirë që po arrijnë të shtrijnë ndikimin e tyre sado i vogël që mund të jetë të gjeneratat e ardhshme si investim në një rini të shëndosh dhe të gatshme me u përball me sfidat që i presin në jetën në vazhdim.
Ligjëratat që KAGJ dhe Policia e Kosovës sot prezantuan dhe paraqiten para nxënësve të Sh. F “Nazim Hikmet” nga Dobërqani kishin të bëjnë kryesisht me dërgimin e njerëzve në natyrë, duke prezantuar pjesët dhe majat më të bukura që ka vendi ynë.
Kosova është një vend u begatshëm dhe me bukuritë që sjell vendi dhe natyra jonë, në jo vetëm që duhet të mburremi, por duhet të punojmë shumë të prezantojmë para botës, duke berë që të tërhiqen turist të huaj për të shijuar dhe prekur nga afër bukuritë natyrore të Kosovës.
KAGJ falënderon mësuesen dhe aktivisten e Klubit Teuta Selishta për organizimin e kësaj ligjërate më nxënësit e Sh. F “Nazim Hikmet” nga Dobërqani.
KAGJ po ashtu dëshiron të falënderon drejtorin e Shkollës Fillore “Nazim Hikmet” Fadil Shabanin për mirëpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
KAGJ ka kënaqësinë që edhe në të ardhmen të vazhdoj bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, një bashkëpunim që po jep fryte të mira tek e ardhmja dhe brezi i rinisë së Republikës sonë.
Ju faleminderit të gjithë anëtarëve të Klubit Alpin Gjilani për pjesëmarrjen dhe përfundimin me sukses edhe të kësaj ligjërate.
Faleminers njerëz Ismeti, Liridoni, Rexhepi, Emini, Lumja, Emrushi, Selamiu, Bashkimi, Hasimi, keni qenë fenomenal.
Deri në ecjen tjetër ruani shëndetin.
Po vijnë ecje të mëdha..
Gjithë të mirat
KAGJ