Shkruan: Izmi Zeka
Vetëm titanët vdesin të pathyeshëm
Një moment i dhimbshëm kur mora lajmin për vdekjen e njërit prej miqve të familjes sonë dhe udhërrëfyesi për mua në përpjekjet për çlirim kombëtar Gani Sylaj.
Të rrallë janë njerëz të tillë e të buzëqeshur në çdo moment me dije të kohës dhe i pathyeshëm deri në çlirim e Kosovës sikurse Gani Sylaj.
Ishe shokë i idealit të xhaxhait tim Kadri Zekës ku familja e tij dhe e jona ishin bashkuar prej viteve 70 e këtej. Një jetë dhe histori e përbashkët.
Gani Sylaj ishte promotor i lëvizjes prej viteve 70 e këtej së bashku me shumë pishtarë të lirisë.
I buzëqeshur, krahëhapur, idealist i përmasave biblike ,thjeshtësia , bujaria kjo ndoshta do ta portretizonte figurën e Gani Sylës.
Vdekje e rëndë.
Tani po të them baçi Gani ti dhe krejt çka duhej të jepte një shqiptarë i vërtet.
Ti dhe shëndetin, dijen.
Me një fjalë vetëm titanët i kanë këto që i thash më lartë.
Ndjehem mirë që ishe mikë i familjes dhe i idealit tonë.
Tani prehu i qetë. Ti bërë jetën ashtu si duhet.