Çfare të të them Xhavit…Të njoha ma mirë kurë ma bëre mikpritjen në Radion tënde ,Star të cilën gati sapo e kishe themeluar si një institucion kulturorë-informativ.
Dhe jo se të shkonin punët mirë,jo vetëm se ishte situatë e paslufte porse edhe nuk ta kuptonin qëllimin tënd fisnik,dhe ngulmin tand për të qenë i sinqertë edhe kur bëje profesionin e gazetarit dhe të drejtuesit të radios tande që e deshte kaq shumë.
Megjithate ti qëndrove besnik në vlerat e tua dhe atë që doje t’ju servoje njerëzve edhe në muzikë edhe në lajm.
Heren e fundit kur të takova nuk të njoha në shikim të parë se të kishte lodhur sëmundja ,të kishte ndryshuar,porse ti edhe në ato momente mundoheshe të qëndroje dhe “shtireshe “sikur spo ndodhte kurgjë.Në fakt më mërziti pamja jote dhe nuk më ipej të të shoh ma në atë gjendje edhe pse kaloja ndonjëhere pranë shtëpisë sate dhe vetëm pyesja për shëndetin tand.
Ajo çfare ke lënë ti prapa është e ndritshme ,urojmë të jetë edhe prehja jote në amshim e tillë.
Xhelil ARIFI/