Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në Viti është mbajtur një takim që synon të ngrisë vetëdijen e komunitetit dhe institucioneve të vendit rreth pasojave të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe gjetjen e formave më të mira për adresimin e këtij problemi.
Në këtë takim kanë marrë përfaqësues komunal, policor dhe të shoqërisë civile.
Me këtë rast Ibadete Hyseni, Zyrtare për Barazi Gjinore në Viti, i ka njoftuar të pranishmit për punën që po bënë kjo komunë në këtë drejtim. Ajo tha se Parandalimi është gjeja më mirë. Komuna ka qenë e angazhuar në ketë çështje duke hartuar dokumente përkatëse, duke mbajtur fushata vetëdijesimi në ketë fushë. Ajo tha se kjo komunë ka punuar edhe në riintegrimin duke bërë marrëveshje për strehimin e rasteve të dhunës në familje.
Toger Burim Musliu, nga Policia e Kosovës në Viti, i njoftoj të pranishmit lidhur me trajtimin e dhunës në familje. Ai tha se kohëve të fundit është rritur raportimi i rasteve të dhunës duke shtuar se mesatarisht në vit trajtojnë 40-50 raste të gjitha llojeve të dhunës në familje (jo vetëm të gratë). Kurse Heset Ukshini, nga Qendra për Punë Sociale ka folur për mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës dhe bashkëpunimin që kanë me mekanizma të ndryshme.
Kurse Skënder Perteshi, përfaqësuese i QKSS gjatë këtij takimi ka bërë me dije se QKSS ka filluar me implementimin e projektit “Gender and Security”. Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate ky projekt synon të adresojë kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballen gratë në komunitet si dhe dhunën në familje në përgjithësi. Përndryshe ky aktivitet është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosove’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.