Me rastin e Ditës Botërore të Punës Sociale, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, është shënuar kjo ditë me disa aktivitete ku janë zhvilluar ligjërata me nxënësit e shkollës së mesme, e gjithashtu edhe me nxënësit me nevoja të veçanta me moton “Dielli ndriçon për të gjithë njësojë”. Ndërkohë, në ligjëratën me nxënësit e shkollave të mesme është trajtuar tema “Mbrojtja Sociale dhe Roli i Qendrës për Punë Sociale”. Ligjërata është zhvilluar me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, në shkollën teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti, si dhe në Gjimnazin “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.
Në Viti u shënua Dita Botërore e Punës Sociale

Ju gjithashtu mund të lexoni
Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 2)