Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka hapur sot zyrtarisht manifestimin tradicional “Ditët e Agimit 2025”.
Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti që nderon heroin kombëtar Agim Ramadani dhe dëshmorët e betejës së lavdishme të Koshares. Manifestimi ka nisur me turnirin e futbollit të vogël nën moton “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, duke shënuar fillimin e tri ditëve përkujtimore që mbajnë gjallë kujtimin e kësaj figure të shquar të historisë sonë.