Në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.
Pjesëtarët e KFOR-it, të pajisur për situata krize, janë duke bllokuar po ashtu rrugën për në komunë.
Ndërsa, REL raporton se Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.
Ndërkaq, forca të shtura të KFOR-it kanë dalë edhe në Zubin Potok, ku aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.Tëvë1