Është djegur një veturë me targa RKS në komunën e Zveqanit në Mitrovicë të Veriut, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie.
Sipas komunikatës, lidhur me rastin nuk është raportuar ndonjë person i lënduar derisa policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale, thuhet në njoftim.