Shkruan: Fatlum Berbatovci
Edhe unë isha prezent në ahengun e mbajtur me datë 13 Mars në Gjilan ku ka kënduar këngëtari tashmë i diagnostifikuar me COVID-19 , Muhamet Sejdiu.
Falë Zotit rezultatet e mia ashtu si edhe rezultatet e miqve të mi janë NEGATIVE.
Deri sa kam pritur rezultatet kam pasur kohë të reflektoj se sa e rëndësishme është ruajtja e shëndetit tim dhe familjarëve të mi por edhe shoqërisë në përgjithësi. Duke parë se çfarë po ndodhë në tërë botën frika ka qenë e pashmangshme.
Ju lutem mos rrezikoni, mos e neglizhoni situatën dhe mos u tallni. Qëndroni në shtëpi pranë familjës suaj sepse jeta është bërë aq dinamike saqë kemi harruar dashurinë , afërsinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Kam mundur të jem një rezultat larg familjes sime duke luftuar me jetën por fatmirsisht jam një rezultat afër familjës sime që të fal dashuri pa kusht.
Uroj të jeni me shëndet!
Rrini në shpi?