By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Neglizhenca që po bëhet në punimet e rrugëve Gjilan – Bujanoc dhe Gjilan-Ferizaj, është e papranueshme
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Neglizhenca që po bëhet në punimet e rrugëve Gjilan – Bujanoc dhe Gjilan-Ferizaj, është e papranueshme

Përditësimi i fundit: April 29, 2023 6:15 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Avdyl Aliu, dhe anëtarja e Kuvendit Komunal, znjsh. Gresa Avdiu, sot kanë mbajtur konferencë për medie rreth raportit financiar për 3 mujorin e parë të vitit dhe për problemet e mëdha infrastrukturore në komunë, sidomos në hyrje-daljet e qytetit.

- Advertisement -

Aliu para medieve tha se buxheti komunal nuk është realizuar as për së afërmi sa është dashur të realizohet. Vetëm 3.54% e buxhetit komunal për investime kapitale është realizuar, e Zyra e Kryetarit e cila ka planifikuar vetëm 30.5€ për investime kapitale, nuk ka arritur t’i shpenzojë as ato.
Realizimet në drejtoritë komunale janë tejet të ulëta. Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Drejtoria për Mbrotje dhe Shpëtim dhe Drejtoria e Administratës nuk kanë realizuar asnjë cent për investime kapitale në 3 mujorin e parë të vitit.

Në fund, Aliu kërkoi që të rikthehet praktika e mirë e transparencës në lidhje me shpenzimin e parasë publike, sepse deri më tani Komuna jonë është përfituese e mijërave euro grante për transparencë nga partnerët dhe donatorët e Komunës sonë.

Më tutje, për problemet e mëdha me hyrje-daljet e qytetit foli këshilltarja Gresa Avdiu.

Avdiu para medieve tha se është e papranueshme neglizhenca që po u bëhet punimeve në rrugën Gjilan-Bujanoc, deri në hyrje të fshatit Përlepnicë dhe në rrugën Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Livoç. Premtimi se këto projekte do të realizohen në korrikun e vitit të kaluar, mbeti vetëm fjalë, e tash pothuajse 1 vit pas nuk janë as për së afërmi perfundimet e këtyre projekteve.

Për 1 muaj ne fillojmë të presim bashkëatdhetarët tanë që marrin rrugën për në vendlindjen e tyre, e kaosi që pritet të bëhet sidomos në rrugën Gjilan-Bujanoc për shkak se është rrugë qe lidh kufirin, do jetë i paevitueshëm.

Në emër të LDK-së, Avdiu bëri thirrje që Ministria e Infrastrukturës dhe kryetari i Komunës së Gjilanit të shtrijnë autoritetin e tyre tek operatori dhe intensiteti i punimeve të rritet e këto projekte të finalizohen deri në muajin qershor.

Për ngecjet e këtyre projekteve, sot është mbajtur edhe një protestë tek rruga Gjilan-Bujanoc, të cilën LDK e Gjilanit e ka përkrahur dhe ka qenë pjesëmarrëse.

Rama në Kosovë, pritet në takim nga presidentja Osmani
Kush ishte kryetari i parë i Komunës së Gjilanit nga radhët e fëmijëve ?
70 Familje ndihmohen neser në prag të Fitër Bajramit!
Gjilani i gatshëm për duelin kundër Drenicës
E rëndë: Policia e vret kosovarin që dyshohet se e mbyti ukrainasen me sëpatë në Berlin
Artikulli i mëparshëm Vavalis: Lojtarët që u futën nga banka bënë ndryshimin
Artikulli tjetër Reagon Endrit Isufi: Protesta e sotme në rrugën Gjilan-Bujanoc, mos të politizohet!

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.