Nehat Idrizi ish-Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nuk e ka ndërmend të “dorëzohet” në garën për president të vendit, edhe pse një emër i njohur si Vjosa Osmani është pretendentja kryesore për t’u zgjedhur në këtë pozitë të lartë shtetërore.
Duke parë se jo të gjitha partitë politike nuk po bien dakord për Vjosa Osmanin presidente, Idrizi ju ka dërguar një letër deputetëve të Kuvendit, përmes së cilës kërkon ta mbështesin për kryetar shtetit, si kandidat apartiak, shkruan Reporteri.net. “Unë si kandidat apartiak i ftoj subjektet politike të përkrahin një kandidaturë të tillë, sepse faktori i unitetit të popullit dhe jo vetëm, mund të jetë vetëm një person i cili asnjëherë nuk ka qenë pjesë e betejave politike ndërpartiake”, u shkruan Idrizi deputetëve, në letren e siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Idrizi edhe më 20 nëntor të vitit 2020 zyrtarisht kishte shpallur kandidaturën për president të Kosovës.
Letra e Idrizit dërguar deputetëve: