Nehat Osmani, këshilltar aktual i Vetëvendosjes në Asamblenë Komunale të Gjilanit, pas një periudhe të gjatë të aktivitetit në Vetëvendosje, ai është lënë anash dhe nuk është përfshirë në Listën prej 38 kandidatëve për Asamblenë e Gjilanit për zgjedhjet e 17 tetorit.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka nxjerrë të gjitha “të palarat” e Vetëvendosjes, dega në Gjilan duke i akuzuar se në këtë degë ka një Grup të dhunshëm që është Grup i diferencimit në krye me Ismajl Kurteshin , Luan Aliun Arijeta Rexhepin Arianit Sadikun etj.
Ashtu sikur duhet ta dini, që Listën e Asambleistëve të LVV për Gjilan, brenda së cilës dorën n’zemër ka aktivistë e njerëz të jashtëzakonshëm, nuk e kanë votuar e zgjedhur mbi 140 delegatët e Këshillit të Qendrës, as strukturat, as anëtarësia. Ata i ka përzgjedhur Alban Hyseni dhe “GRUPI” i tij që vet ka zgjedhur.
Vetëm një gjë është e paqartë, nëse GRUPI është i zgjedhuri i Albanit apo Albani i zgjedhuri i GRUP-it.
Paçka “GRUP”, po se po!
• Ama thelbësoren paskan harruar: Që këmbëngulja jonë për të qëndruar e rezistuar është shumëfish më e madhe se pasioni tyre për të shkatërruar, përjashtuar e eliminuar, sepse ata që s’ua kanë frikën janë më shumë se ata që kanë frikësuar e servilizuar.
Edhe qenësoren paskan harruar: Që vlerat tona, parimet tona, dhe idealet tona janë më të fuqishme se shantazhet e tyre, komplotet, dosjet bizare, përgjimet e kurthet e tyre.
Në flamurin e tyre të ndrydhur që valvisin triumfalisht, iu shfaqen veç gravurat e Vogëlsisë dhe Vegëlsisë së tyre.
Në Vogëlsinë e tyre këta përfytyrojnë se mund të mbartin madhështinë e patrashëgueshme të një Lëvizjeje gjigande. Duke mos kuptuar asnjëherë thelbësinë e brendshme nga buron.
Në Vegëlsinë e tyre këta kujtojnë se mund të lajthisin shpresat e qytetarëve të tërë, duke shteruar shpirtin e përmbushur VetëVendosës nga brenda, e zëvëndësuar hallkat boshe me kameleonët amorf nga jashtë.
• Megjithëse aktualisht s’ka dyshim, bashkërisht të gjithë e duam fitoren pa hamendësime, këta e donë fitoren për vete e privilegjet për Grupin, ne e duam për Lëvizjen dhe qytetarët pavarësisht kush ku do jemi? Të fortifikuar e të patundur këtu do jemi!
Të pozicionuar përherë dhe me kohë, sikur përgjatë problemit të brendshëm të grupit molliqian, për dallim nga disa prej këtyre, konsekuent e të pakompromis në kundërshtim të këtij grupi që për synim kishin përçarjen dhe shkatërrimin e Lëvizjes.
Mu sikur tani, në kundërshtim të atyre që ishin GRUP që nga fillimi dhe vetëm së fundmi të legjitimuar në Grup Punues, e vendosmërisht, e hapur të pozicionuar gjithmonë kundër çdo grupi të dëmshëm në Lëvizje, politikë e shoqëri.
• Duke iu rikujtuar disa prej këtyre: Që Aktivisti nuk ka mendjen se ku po mbetet ai për vete, por ku po shkon Lëvizja, Kosova e Kombi Shqiptar.
Kështuqë, pozitat dhe lakmitë mbajini ju për vete, shfytëzojeni këtë forcë të shumtë nga lart deri sa t’iu mbajë forca e juaj e paktë, ndërsa frymën do ua mbajmë NE nga poshtë-lart. E do vazhdojmë të kontribuojmë qoftë edhe nga jashtë, që idetë e Lëvizjes dhe fryma e saj ngadhnjyese të jetësohet.
• Koha është e “GRUPIT” por Lëvizja është e aktivistëve dhe e anëtarësisë. Kjo kohë tejet e shkurtër për këta e tmerrësisht e gjatë për gjithë ata që shpresat kanë vënë nga Lëvizja ka nisur numërimin nga mbrapshtë.
Përderisa qytetarët tashmë tre palë zgjedhje me padurim janë në pritje të ardhjes së Lëvizjes. Padyshim që Lëvizja VETËVENDOSJE! vie. Vie me shkëlqimin e saj të përgjithshëm, jo me terrin e GRUPIT.