Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje s’bashku me kryetarin e qendrës z.Nevzad Isufi dhe kryetarin e njërës ndër pikat më të mëdha të qendrës z. Jetush Daku mirëpritëm dhe u dëshiruam mirëseardhje tre studentëve shembullor të mjekësisë, Rinorit, Agonit dhe Rexhepit.
Tre DOKTORA të ardhshëm në Lëvizjen e së tashmes dhe të ardhmes.
Tre të rinjë me mision human për të mirën e përgjithshme në Lëvizjen Vetëvendosje! me mision të përgjithshëm për të mirën e secilit veç e veç.
Që të tretë nga një familje e ndershme dhe e respektuar të fushës së biznesit na vijnë e anëtarësohen në familjen e madhe të Vetëvendosjes!
Tash e tutje sukseset do t’i rradhisim s’bashku, edhe më lehtë edhe më shumë.