Formohet Grupi Punues për hartimin e planit për mësim gjithëditor
Kryetari Kadri Rahimaj ka njoftuar se është formuar Grupi Punues për hartimin e planit për mësim gjithëditor në Kamenicë.
Kryetari Rahimaj theksoi se ekipi do bëjë përzgjedhjen e shkollave pilot për realizimin e planit të hartuar nga ta, në bashkëpunim edhe me akterë të jashtëm përfshirë këtu edhe komunitetin.
Ky ekip përbëhet nga:
1. Afrim Dervishi
2. Selami Klaiqi
3. Visar Dërmaku
4. Ramadan Guda
5. Merita Keqmezi
6. Belgizare Kryeziu
7. Besim Kryeziu
8. Xhevrije Sabedinaj
9. Sabit Zylfijaj
10. Agon Mahmuti
11. Hanife Ferizaj
12. Arsim Guda
13. Avni Maliqi
14. Hazbije Haxhiu
15. Afërdita Kallaba
16. Adem Hashani
17. Bejaze Morina
18. Florije Hoda.
I pari i komunës tha se Kamenica ka potencial dhe kuadro për të ngritur cilësinë në arsim.