Nën organizimin e Misionit të OSCE-së, ka përfunduar trajnimi i organizuar me praktikantë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.
Trajnimi ka përfunduar sot me mbajtjen e gjykimit të simuluar në sallën e Gjykatës Themelore të Gjilanit. Ky gjykim ishte një mundësi e mirë për praktikantët që të mësojnë më shumë rreth procedurave të gjykimit, ku në këtë rast kanë marr pjesë të gjitha palët, trupi gjykues, prokurori i rastit, avokatët dhe të akuzuarit.
Pas mbajtjes së gjykimit të simuluar, nga një fjalë rasti ka mbajtur Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi dhe Shefi i Misionit të OSCE-së në Kosovë, Ambasadori Micheal Davenport, të cilët kanë këshilluar praktikantët që ndjekin trajnimet të tilla, për të qenë jurist më profesionist.
Në fund ceremonisë praktikantëve u janë ndarë certifikata.
Gjithashtu, në këtë trajnim kanë marr pjesë edhe praktikantë nga komuniteti serb.
#osce