Klubi i Boksit “Drita”, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, organizon turneun memorial ndërkombëtar të boksit “Agim Rashiti”.
Në emër të z. Hazirit në hapje të turneut me një fjalë rasti prezent ishte drejtoresha znj. Deniza Limani duke faleminderu të gjithë legjendat e boksit Klubin e Boksit “Drita” dhe familjen Rashiti në veqanti.
Ish-boksieri i Dritës, Agim Rashiti, ishte vra para 30 vitesh nga forcat serbe me 28 mars të vitit 1989 në oborrin e Spitalit Regjional të Gjilanit.
Në turneun e madh të këtij memoriali të boksit në shenjë të përkujtimit të Agim Rashitit, i cili do të mbahet me 8 dhjetor në Palestrën Sportive”Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, do të marrin pjesë shumë boksier cilësor.
Pjesëmarrjen në këtë turne me cilësi të larta e kanë konfirmuar boksierët më të mirë të këtyre shteteve: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja Hercegovina.
Siç kanë bërë të ditur organizatorët e këtij memoriali të boksit për nder të dëshmorit e ish-boksierit, Agim Rashiti, ka shpresë se do të udhëtojnë edhe boksierët nga Polonia, Bullgaria e Çekia, por pritet një konfirmim i tyre brenda 24 orëve.