Ka nisur procesit i rinumërimit të votave me postë dhe me kusht në Qendrën për Numërim dhe Rezultate të KQZ pas vendimit të PZAP për rikthimin në numërim të votave për të cilat dyshohet se ishin të manipuluara.
Të pranishëm gjatë procesit të rinumërimit janë edhe hetuesit e Policisë së Kosovës, të cilët janë duke e vëzhguar këtë proces.
Fillimisht do të bëhet rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e subjektit politik AAK.
Ndërkohë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidates së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj dhe Albena Reshitaj për rinumërimin e votave.
Por i njëjti panel refuzoi kërkesën e Jetlir Zyberaj e Meliza Haradinaj për rinumërimin e disa kutive.
E PZAP anuloi në tërësi votat e partisë të Ardiana Hoxhiq.