Zorica Stojanoviq, nëna e 11-vjeçarit, i cili dyshohet se u plagos në ditën e Krishtlindjeve në Shtërpcë, tha se i është mirënjohëse Zotit që djali i saj është gjallë dhe jashtë rrezikut dhe se as që duhet të mendojë se përfundimi mund të ishte ndryshe.
Megjithatë për dallim nga e premtja kur edhe ka ndodhur rasti, ajo tani ka ndryshuar fjalët.
Tashmë, ajo thotë se dy të rinjtë janë sulmuar qëllimisht nga pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj.
“Kam qenë në tronditje të plotë atë ditë dhe për të më qetësuar më kanë thënë se fëmija im nuk është qëlluar drejtpërdrejt, por në bisedën me Stefanin kam arritur në përfundimin se janë qëlluar me qëllim dhe se janë me fat që gjithçka përfundoi me lëndime”, tha ajo dhe shtoi se vetëm tani, pas gjithçkaje, mund të shihet gjendja reale.
Stojaniviq ka theksuar se ajo nuk ka qenë e pranishme në vendin ku ka ndodhur, raporton KO, transmeton Paparaci.
Ajo ka theksuar se miqtë dhe të afërmit e saj kanë dashur ta zbusin situatën për ta qetësuar.
“Unë pres që shqiptari që ka qëlluar të dënohet më rëndë dhe këtë po e kërkoj nga organet e drejtësisë, sepse kjo është e pafalshme. Pyes veten edhe sa duhet të vuajë dikush”.